Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka vlerësuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Elbasanit, duke theksuar forcën e reagimit që tregoi ekipi kuqeblu.
“Ne e sollëm veten tonë në këtë situatë. Nuk dua të flas vetëm për ndeshjen sot, pasi në dy ndeshjet e fundit, nuk ishte si jemi në gjendje të luajmë, dhe pastaj vjen në këtë situatë si sot ku duhet të fitosh. Të jesh 1-0 e fitosh tregon karakter të lojtarëve të mi dhe jam krenar për futbollistët.
Si trajner e di që duhet të jesh me ekuilibër me ekipin, të jesh i sinqertë me ekipin dhe veten. Siç e thashë, e kemi sjellë vetë këtë situatë, por e di që mund të kthehemi në mënyrën e duhur me përpjekjet që mund të implementojmë, pavarësisht mungesave. E merituam fitoren sot, kemi bërë më shumë se kundërshtari, normalisht në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka, mund të pësosh gol, duhet të jesh i sinqertë. Por sinqerisht kam parë më shumë investim në anën ofensive nga skuadra jonë, ndaj e kemi merituar fitoren sot.
Luajmë në varësi të kundërshtarit. Këtë javë kemi folur më pak për taktikën tonë, por si të dalim nga presioni i Elbasanit e të krijojmë raste. Në 3-4 aksionet që kishim, kishim mundësi e shënuam golin e dytë. Por goli që pësuam ishte shumë i thjeshtë. Megjithatë, ta përmbysësh në këtë situatë, ekipi tregoi një fytyrë të mirë dhe tani mund të jemi të lumtur me fitoren, por duhet të jemi të përulur dhe jemi realistë, të vazhdojmë rrugën tonë. Kemi dy ndeshje të tjera dhe duhet të bëjmë sa më mirë ndaj Laçit.
Ky nuk është 100% i ynë, për shkak të situatave. Të gjithë në Shqipëri po vuajnë në këtë periudhë, nuk dua të ankohem për lojtarët që mungojnë, por ky është problem që duhet zgjidhur, ndaj jam shumë i lumtur për ata që luajtën sot. Ata që hynë si zëvendësues, Dodaj u fut e shënoi, Çoba ka bërë shumë mirë sot, kështu edhe mesfusha me Salën, Deliun. Krymi, Melos, Kristi na shpëtoi sot. Po ashtu Mala kaloi nga sulmi në mbrojtës të djathtë ku nuk është pozicioni i tij, ndaj shoh një ekip që funksionon, punon. Por kemi momente të tilla gjatë sezonit është normale në futboll. Ndaj duhet të jemi sa më pozitiv, të kemi mendje sa më të qetë dhe respektojmë kundërshtarët”, tha Brdariç për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL