Pesë sporte në një projekt fantastik, SHKODRA së shpejti do ketë një impant gjigant

Shpërndaje

Shkodra do të ketë shumë shpejt një ambient të ri sportiv për shumësportëshin. Telesport raporton se kjo është një iniciativë e përbashkët e presidentit të basketbollit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, së bashku me shoqatën Shkodra Tenis.

Impianti modern parashikohet të ndërtohet në rrethinat e Shkodrës, anash autostradës Shkodër-Koplik. Pritet të ndërtohen tre fusha basketbolli të ndryshme, gjashtë fusha tenisi dhe një qendër shërbimesh akomoduese.

Lojërat me dorë në Shkodër do të kenë mundësi të shprehen më mirë në fushat e reja me kushte bashkëkohore. Nuk do të ketë hapësirë vetëm për basketbollin, volejbollin dhe tenisin, pasi ekipet e handboll dhe futbollit të sallës do të kenë mundësi të stërviten po ashtu.

Projekti është drejt miratimit përfundimtar që më pas të niset dhe nga puna. Bashkia Shkodër do të mblidhet për të thënë fjalën e fundit dhe me shumë mundësi për t’i dhënë dritën jeshile këtij projekti.

Shpërndaje