Përtej debateve, Bashkia Shkodër ka vijuar sot punën për riparimin e urës së Bunes…

Shpërndaje

Përtej kushteve të vështira atmosferike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin, Bashkia e Shkodrës vijon punën për të përmbyllur ndërhyrjen në Urën e Vjetër të Bunës, duke bërë zëvëndësimin e të gjithë dërrasave të dëmtuara.

Eshtë një proçes pune që do të kryhet brenda pak ditësh, duke shmangur kështu çdo incident të mundshëm apo rrezik që u kanosej qytetarëve që lëviznin në këtë urë.

Ftojmë institucionet që kanë përgjegjësinë për mirëmbajtjen e saj të veprojnë duke kryer një ndërhyrje të plotë në të gjitha elementët e saj, për të mos rrezikuar jetën e qytetarëve dhe që kjo vepër arti, monument kulture të mos shkatërrohet. Bashkia Shkodër është e gatshme që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet, pavarësisht se kjo urë nuk është në pronësi/administrim të saj.

Shpërndaje