Nga Musa Kurtulaj:
Përse u harrua projektideja për sistemimin e lumit Buna ?
Kjo eshtë Shkalla e Belajt në Pentar përballë Ulqinit, rreth 100 meter mbi nivelin e detit ! Gjysma e lumit Buna përsëgjati kontrollohet nga Shqiperia dhe gjysma tjeter nga Mali i Zi ! (Kodra përballë i përket Ulqinit, ku deri nga viti 1992 ngrihej posta kifitare e ish- Jugosllavisë per atë zonë !). Pas vitit 199O, për një kohë relativisht të gjatë lumi Buna u bë objekt debati edhe në Shkoder edhe në Ulqin, sa i përket nevojes për thellimin, pastrimin e sistemimin e tij dhe rikthimin në lum të lundrueshëm! Me këto nderhyrje argumentohej se fiton kapacitet të përballojë prurje të shumta ujore, dhe të mos shkaktojë përmbytje !
Për këtë qellim, në Shkoder ato vite u krijua edhe një shoqatë me specialistë dhe miqë të ekosistemit ! Ka patur shumë bisedime në Shkoder – Tiranë – Ulqin – Podgoricë e tjerë për këtë projekt ku të gjithë tregoheshin entuziast, por vetem kaq ! Gjithashtu rreth kësaj projektideje eshtë diskutuar edhe me specialistë hidro nga Italia, e gjithashtu edhe me specialistë të kësaj fushe nga Anglia ! Por, asnjë levizje në terrenin konkret ! Kështu, ideja për sistemimin e lumit Buna u harrua serish deri para 10 viteve kur navigatori i ujërave, Ismet Teli, e hodhi në leter e harta si projekt dhe ua dergoi dy Qeverive njera pas tjetres në Tiranë ! Të dyja e mirëpriten, të dyja e falenderuan, të dyja premtuan se do ta merrnin seriozisht, por në fund azgjë !!!!!! Kërkoi ndihmë edhe në organet e pushtetit vëndor të Shkodres dhe të Prefekturës e Qarkut, por edhe këto azgjë !!!!! Bile nuk munguan edhe zerat që e quanin lajthitje insistimin për tu marrë me projektidenë e sistemimit të lumit Buna ! Fatkeqësisht në Shqipëri nuk mungojnë ata që, të duash vëndin tënd dhe të punosh për te, të quajnë të lajthitur !!!! Ndërkohë rreziku i përmbytjeve ka shumë e shumë vite që qëndron si shpata e Domekleut ndaj banorëve të Nenshkodres, për të cilin kujtohen vetëm kur Buna del nga shtrati dhe pushton fushat e fshatrat ! Më pas, kur Buna këthehet në shtratin e saj, gjithça i harrohet, FATKEQËSISHT !!!