Mendja e sëmurë e Edi Ramës ka planifikuar me çdo kusht që Bashkinë Shkodër ta mbajë në hartën e kuqe, edhe pse janë vetëm 7 raste aktive dhe të gjithë fatmirësisht pa probleme të theksuara shëndetësore.
Por ai nuk tërhiqet dhe ndonëse kjo shifër është e papërfillshme dhe lehtësisht mund të menaxhohen ndryshe, atij i duhet ta vijojë planin ogurzi.
Në këtë formë ushtron presion, fut në lojë policinë dhe biznesit i merr frymën edhe më tej në këtë kohë të rëndë krize, pasi e detyron të ulë qepenat në orën 21.00.
Duke mos patur formë tjetër nënshtrimit, pasi asnjëherë Shkodra nuk ju bind dhe as nuk u bë pjesë e lojës së tij, Rama ka vendosur të hakmerret në këtë formë, duke e lënë në hartën e kuqe.
Por sa do të zgjasë ky plan i kryeministrit të kapur e shërbëtor i bandave?
Ai e di se nuk do të shkojë gjatë sepse maska i ka rënë dhe qytetarët nuk mund të vazhdojnë më të bëjnë lojën e tij të çmendur, sepse virusi vetëm në kokën e Ramës del me orare.
Të gjitha shtetet pas hapjes nuk kanë vendosur fasha të tilla absurde dhe jashtë çdo logjike shëndetësore apo ekonomike, aq më shumë pas një krize të tillë që shkaktuan këto dy muaj e pak të pandemisë së koronavirusit.
Arvit Bushati kryetar FRPD Shkodër