Përplasi për vdekje ish-kunatin, dënohet me 30 vite burg 32-vjeçari…

Shpërndaje

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30-vite burg Albert Kaçen, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019-të.

32-vjeçari u gjet fajtor për veprën “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar”. Vendimi u dha në mungesë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 35 vite burg.

Babai i viktimës Preng Mena paralajmëroi ankimin të vendimit në Gjykatën e Apelit në Shkodër, duke akuzuar policinë dhe prokurorinë se nuk kanë hetuar siç duhet duke fshehur provat. Ai kërcënon me vetgjyësi nëse nuk do ndëshkohen dhe tre personat e tjerë që sipas tij janë bashkëpunëtor në vrasjen e djalit të tij Ylli Mena.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaça. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaça, i cili prej tre vitesh vijon të jetë në arrati pasi nuk është arritur të prangoset nga policia.

Shpërndaje