Përplas me automjet dy të mitur që lëviznin me biçikletë, procedohet 31-vjeçari në Shkodër…

Shpërndaje

Nga raportimet e policisë bëhet me dije se shtetasi F.G., 31 vjeç, ka përlasur një biçikletë me të cilën po lëviznin 2 të mitur, përkatësisht 13 dhe 15 vjeç. Raportohet se të miturit janë jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi F.G., banues në Shkodër po procedohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Banja e Vogël”, automjeti që drejtonte 31-vjeçari, ka përplasur biçikletën me të cilën lëviznin 2 të mitur, 13 dhe 15 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje