Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Parashikohen orë të vështira, KESH të na informojë në kohë…

Shpërndaje

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, thotë se janë marrë masat për çdo situatëtë papritur që mund të sjellë moti i keq gjatë orëve të natës.  Ai u bën thirrje banorëve të kërkojnë ndihmë në rast se paraqitet nevoja për evakuim, për shkak të rritjes së nivelit të ujit dhe I kërkon KESH-it të informojë mbi ndryshimin e sasisë së prurjeve të ujit.

Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër.

Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet.

Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara”.

Shpërndaje