Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të vendit, ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka bërë me dije se është pezulluar mësimi për ditën e nesërme për 14 shkolla në Qarkun e Shkodrës.
Vendimi është marrë për shkak të situatës së rëndë me përmbytjet dhe reshjet e dendura të shiut të cilat pritet që gjatë orëve në vijim të shtohen.
Ndërkohë, ministrja sqaron se orët e mësimit të këtyre ditëve do të zëvendësohen në vijim.
Shkollat ku do të pezullohet mësimi:
Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë. Shkolla “Theth”, Shalë
Shkolla “Gimaj”, Shalë. Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
Shkolla “Palaj”, Shosh. Shkolla “Nicaj”, Shosh
Shkolla “Kir”, Pult. Shkolla “Kasnec” , Pult
Shkolla “Pog” , Pult. Shkolla “Bruçaj”, Pult
Shkolla “Plan” , Pult. Shkolla “Maja e Thanës” , Pult
Shkolla “Xhan” , Pult. Shkolla “Kuc” , Pult