Kreu i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka folur në lidhje me përmbytjet në këtë qark. Ai tha se banorët po lihen vetëm ndërsa është përsëritur e njëjta situatë duke u kthyer në një barrë në xhepat e tyre.
Bardh Spahia: Përsëritet e njëjta situatë. Problematikat janë të shumta. Mungesa e energjisë për fshatrat është kthyer në problem serioz.
Duhet vënë dorë njëherë e mirë për këto banorë. Duhen masa afatgjate. Mjaft është mjaft, banorët të mos lihen të vetëm. Është një barrë ekonomike në xhepat e këtyre banorëve, po lihen në vetmi. Akush nuk merr përsipër kompensimin e dëmëve.
KESH përvec se të përfitojë nga shitja e energjisë, të marrë përsipër dëmin e banorëve. Ngre dyshimet e mija për menaxhimin e kaskadës së Drinit.
Ndërkohë kreu i njësisë administrative Ana e Malit, Arben Ceni ka thënë situata është e përkeqësuar dhe se kjo gjendje po kalon në krim.
Arben Ceni: Situata e përkeqësuar. Kjo gjendje po kalon në krim. Me 1 përmbytje nuk kemi energji elektrike.
Nuk kërkojmë lëmoshë, as ndihma, por ti japin zgjidhje.
Kemi marrë masat tona sa kemi pasur mundësi. Nuk bën më kështu se nuk po ka zgjidhje.