“Situata në Bashkinë Malësi e Madhe është tashmë nën kontroll, fakt i cili dallon edhe mirë-menaxhimin e kësaj bashkie në situata të tilla të papritura.
Një falënderim shkon për të gjitha institucionet që së bashku arritën të vënë nën kontroll situatën deri në bindje të banorëve, duke u siguruar atyre jetën, banesat dhe gjënë e gjallë.
Solidariteti dhe angazhimi i treguar që në minutat e para kanë bërë diferencën për shkak të besimit që u kanë dhënë institucionet banorëve, solidaritet që do të vazhdojmë ta tregojmë patjetër edhe në ditët në vijim.
Duke shpresuar që moti po merr një kthesë tjetër, kemi besimin e plotë në koordinimin e gjitha institucioneve që të gjithë së bashku ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë”, shkruan Bilali.