Përmbysje drithëruese, Teuta shkon në finalen e Kupës…

0
41

Teuta është finalistja e Kupës së Shqipërisë përsëri pas 13 vitesh. Skuadra durrsake ka prerë biletën e saj me një përmbysje emocionuese ndaj Kukësit, duke kthyer fatin e një kualifikimi që dukej i mbyllur.

Ne një ndeshje shumë të luftuar Kukësi krijoi raste dhe iu afrua më shumë golit duke goditur edhe shtyllën me Abazajn. Avantazhi do të vinte vetëm në fillimin e pjesës së dytë falë Rrocës, nbërsa pak çaste me vonë Musta shpërdoroi mundësinë e 2-0.

Martini peshkoi zëvendësimin e duhur, pasi aktivizimi i Kapllanit rezultoi i goditur, meqë sulmuesi shënoi golin e barazimit pak çaste pasi hyri në fushë. Goli u shoqërua me polemika pasi gjatë aksionit Çyrbja kishte bërë një faull të dukshëm. Ky gol i dha krahë durrsakëve të cilët sulmuan dhe gjetën edhe golin e fitores 2-1 me Hoxhën, ndërsa Kukësi provoi më kot të gjente rrjetën në minutat e fundit, duke parë thjesht nga afër në fund festën durrsake për arritjen e një objektivi prestigjioz.

PËRGJIGJU