Përkujtohet hapja e xhamisë “Ebu Beker” /Imam Muhamed Sytari kujton inagurimin e xhamisë 28 vite më parë…

Shpërndaje

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari gjatë hytbes në faljen e së premtes nga xhamia e Ebu Beker kujtoi inagurimin e kësaj xhamie 28 vite më parë si dhe historinë e dhurimit të tokës rreth xhamisë Ebu Beker.Imam Muhamed Sytari falenderoi stafin e xhamisë dhe besimtarët që vijojnë të kujdesen për këtë xhami. Xhamia është ndërtuar në vitet 1994–1995 në vendin e xhamisë së dikurshme të Fushë Çelës me paratë e sipërmarrësit saudit Sheh Zamil Abdullah Al Zamilit.

Inaugurimi i xhamisë u bë më 27 tetor 1995 .Xhamia e Fushë Çelës, e ndërtuar gjatë sundimit osman dhe e shkatërruar gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, kishte në shekujt e mëparshëm një rëndësi të madhe për Shkodrën dhe rrethinën e saj. Xhamia e dikurshme ishte një nga xhamitë më të bukura të Shkodrës si dhe ndër më të vizituarat, si dhe kishte medresenë e saj.

Shpërndaje