Përjashtimi i Berishës/ Basha: Ishte ditë dramatike për mua dhe demokratët. Vendimi, që të shmangen kostot për PD

Shpërndaje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Open’ këtë të enjte, e ka përshkruar si një ditë dramatike vendimin e marrë për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

“Ndryshe nga Berisha unë nuk kam shkelur dhe as nuk kam ndërmend të shkel mbi arritjet e përbashkëta të cilat kanë qenë për shqiptarët, duke i parë edhe në prizmin që ai na ka vendosur edhe në dritëhijet, dëmet dhe problemet që kemi shkaktuar gjatë qeverisjes sonë, por mos të shohim të djeshmen me sytë e interesit të sotëm”, -tha Basha.

“Më 9 shtator unë mora një vendim bazuar në statutin e miratuar në kohën që Berisha ishte. Mund t’ju them sot që ka qenë një ditë dramatike për demokratët dhe për mua personalisht”, tha Basha.
“Një marrëdhënie 16-vjeçare qoftë si kreu i PD, qoftë si bashkëpunëtor me të, askush tjetër nuk ka bashkëpunuar më afër nga të gjithë demokratët dhe për të këtë arsye. Kjo u bë që të shmangte koston e demokratëve.”, tha Basha.

Shpërndaje