Përfundon projekti i ndriçimit artistik të Kalasë së Shkodrës, atraksion turistik edhe gjatë mbrëmjes

Shpërndaje

Projekti i ndriçimit artistik të Kalasë së Shkodrës tashmë ka përfunduar. Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga ky investim.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e përfunduar të ndriçimit artistik të Kalasë së Shkodrës, ju uroj një të dielë të qetë”,- thekson Rama.

Pas 8 vitesh errësirë Kalasë së Rozafës në Shkodër i rikthehet ndriçimi. Ndriçimi i kalasë u bë i mundur nga Ministria e Kulturës, që parashikon investimin në 14 kala, mes tyre edhe në atë të Shkodrës. Falë këtij projekti janë ndriçuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të kalasë së Shkodrës”.

Rikualifikimi i kalasë së Rozafatit, përmes lojës së dritave, do ta kthejë atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje. Kështjella Rozafa po i kthehet qytetit, si një piknisje për rijetëzimin e kulturës dhe sinergjisë.

Kalaja e Rozafës është monumenti historik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

Shpërndaje