Përfundon numërimi i votave në Turqi, Erdogan President edhe 5 vitet e ardhshme, mposhti në raundin e dytë rivalin Kilicdaroglu…

Shpërndaje

Rexhep Tajip Erdogan rizgjidhet president i Turqisë për 5 vitet e ardhshme, pas numërimit të plotë të votave.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave ai arriti të merrte 51.4 % të votave, kundrejt kandidatit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili ka arritur të marrë 48.6 % të votave.

Ditën e sotme u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, pasi në zgjedhjet e 14 majit, asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme me mbi 50 % të votave për t’u zgjedhur president.

Kujtojmë se turqit votuan edhe për Asamblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj. Partia e Erdoganit ka një shumicë komode në organin prej 600 vendesh.

Vendet ndahen si më poshtë:

323 për nacionalistët AKP dhe MHP të Erdoganit

212 për Republikanët (CHP) dhe Partia e Mirë e Meral Aksener

65 vende për partitë më të vogla të majta.

Shpërndaje