Përfshihet nga flakët hekurudha Shkodër-Vorë, zjarri dyshohet i qëllimshëm…

Shpërndaje

Përfshihet nga flakët hekurudha Shkodër – Vorë në afërsi të stacionit të Ishmit. Zjarri ka djegur rreth 1 kilometër traversa druri të kësaj hekurudhe e cila prej vitesh është jashtë funksioni.

Është dita e tretë që kësaj hekurudhe në këtë segment i vihet flaka dhe dyshimet janë që mund të synohet vjedhja e shinave pasi kjo hekurudhë prej vitesh tashmë është pre e vjedhjes së shinave dhe materialeve të tjera metalike të cilat shiten për skrap nga individë të ndryshëm.

Shpërndaje