Përfaqësuesit e klerit i kërkojnë Ramës hapjen graduale të objekteve të kultit

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim online me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar. Kreu i qeverisë i ka falenderuar ata për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe.

Rama: ”Në këtë situatë jeni treguar mirëkuptues duke bërë një sakrificë të vogël të kalendarit tuaj qoftë për festa të madhe të komunitetit të krishtërë, ashtu si edhe për besimtarët myslimanë për  muajin e bekuar të Ramazanit duke qndruar në shtëpi dhe duke mbrotjur familjet e tyre.”

Gjatë fjalës së tyre, përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar kishin kërkesa të njëjta për kryeminsitrin, hapjen graduale të vendeve fetare duke zbatuar rregullat e vendosura nga qeveria dhe Minsitria e Shëndetësisë.

Kryepeshkopi Janullotas: ”Kërkojmë fillimin e lutjeve duke respektuar rregullat e distancimit social. Vendet e adhurimit janë ato që japin shpresë dhe gëzim. Komunitetet fetare kanë dhënë një shembull të përgjegjësisë dhe bashkëpunimit.”

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu: ”Kërkojmë hapjen gradule të vendeve fetare duke respektuar udhëzimet e qeverisë. Mundësia për të lejuar për të bërë lutjet në objektet e kultit.”

Përfaqësuesi Ylli Doçi: ”Doja të diferencoja grumbullimet fetare sepse grumbullimet tona nuk janë të ndonjë lloji, aktivitetet tona janë të një familjeje, ne komunikojmë me njëri tjetrin dhe mund të kemi kontroll me njëri tjetrin. Kurbaturat tona janë më të mëdha se ato të bizneseve dhe është shumë më e lehtë për ne që tu përshtatemi rregullave. Ne gjithashtu mund të takohemi në ambjente të jashtme. Aktivitetet fetare mos të jenë apriori të mbyllura por apriori të hapura.”

George Frendo: ”Bashkohem me fjalët që u thanë më parë, sepse strukruat e vendeve tona lejojnë që të marrin masa për të shmangur çdo rrezik, të shmangim distancat fizike. Prandaj dëshirojmë që të hapen më shumë lejet për të lejuar takimet fetare, sic janë meshat, gjithmonë duke shmangur çdo rrezik.”

Shënjteria e tij Kryegjyshata Botërore Bektashjane: ”Sulltan Novruzin nuk e festuam si zakonisht, ashtu edhe festat e tjera, zbatuam të gjitha ligjet e vendosura nga qeveria shqiptare. Kërkojmë edhe mendimin tuaj se di do dalim nga kjo situatë.”

Pas përfundimit të fjalës së tyre, kryeministri Rama theksoi ndihmën e paçmuar që kan9 dhënë këto komunite fetare dhe tha se ka kërkuar nga një grup ekspertësh në lidhje me këtë çështje, Sipas Ramës, më 18 maj mund të ketë indikacione për komunitetet.

Rama: ”Ndihma që na keni dhënë është e paçmuar dhe ju kam falenderuar. Përsa i përket shqetësimit bashkohem me ju se në kuadrin e masave për lehtësimin të jetës së përgjithshme është e nevojshme të adresojmë situatën aspak të lehtë që kjo luftë ka krijuar dhe të lehtësojmë pengesat e mëdha të veprimatrisë. Por  duhet të jemi të kudjesshëm dhe ta bëjmë këtë gjë në mënyrë graduale sepse praktika juaj është e ndryshme. Unë kam kërkuar që grupi i punës i cili është i përbërë nga ekspertë të fushës dhe pastaj edhe komuniteti ynë i ekspertëve ta adresojë këtë çështje. Sot ose nesër të jeni në kontakt me personat që hartojnë masat lehtësuese për të pasur një qasje konkrete se si mund të hartohet një kalendar gradual deri në kthimin në normaliteti. Duke hartuar një kalendar gradual, atëherë besoj që më 18 maj, të mund të japim disa indkacone konkrete për komunitetet fetare dhe ju mund të na ndihmoni me ndihma konkrete. I gjithë mekanizmi në hapjen graduale të veprimatirsë suaj dhe në ruajtjen e shëndetit të njerëzve.”

Shpërndaje