“Për të gjithë ata që thonë se qeveria Rama nuk ka vëmendje ndaj Shkodrës”, Ilir Beqaj numëron investimet…

Shpërndaje

Për të gjithë ata që thonë se qeveria Rama nuk ka vëmendje ndaj Shkodrës apo se nuk ka investuar në Shkodër apo se e ka diskriminuar Shkodrën. Në vijim 98 milionë euro projekte konkrete me financim të siguruar që do të ndihmojnë zhvillimin e turizimit, do të nxisin investime private, do të rrisin mundësitë për punësim, do të shtojnë të ardhurat e familjeve dhe do të rrisin cilësinë e jetës së banorëve.

Në Shirokë përtej rikualifikimit urban (3 milionë euro) që ka përfunduar janë miratuar rreth 16 milionë euro investime ku përfshihen:

• Rikualifikimi urban i lagjes Iliria
• Rikualifikimi urban i fshatit Zogaj
• Zgjerimi i rrugës Shirokë Zogaj
• Ujësjellës dhe kanalizime për Shirokë dhe Zogaj
• Muzeu i Natyrës
• Shtigje shëtitëse për këmbësorë dhe biçikleta
• 5 mole për të lehtësuar lundrimin në lumin Buna dhe në liqen
• Dy ballkone panoramike përballë Rozafës dhe liqenit mbi Shirokë

Në Velipojë përtej rrugës Harku i Bërdicës – Velipojë (17 milionë euro) që ka përfunduar do të investohen edhe rreth 20 milionë euro ku përfshihen :

• Rruga Shëngjin – Velipojë – Lot 1 deri në Baks-Rrjoll (punimet kanë filluar)
• Nënstacioni OSHEE në Velipojë

Në Theth përveç rrugës Qafë Thore – Theth që pritet të mbarojë në qershor (rreth 3 milionë euro) të këtij viti do të investohen rreth 3 milionë euro për rikualifikimin urban të Bogës, Thethit, rehabiltimit të rrugës Theth – Ndërlysaj dhe rehabilitimit të shtigjeve për këmbësorë Theth – Valbonë dhe Theth – Lëpushë.

Në Shkodër është miratuar investimi në ujësjellësin e qytetit me vlerë 17,5 milionë euro, ndërkohë që:
• Po përfundon ujësjellësi i Laç – Vaut të Dejës me 1,2 milionë euro
• Pritet të fillojë ujësjellësi i Mjedës me 1,4 milionë euro
• Ka përfunduar ujësjellësi i Kolpikut të Sipërm me 8 milionë euro
• Po realizohet ujësjellësi i Bajzës me 3 milionë euro

Në Shkodër është miratuar investimi me vlerë 3 milionë euro për të mnështeturt trashëgiminë kulturore:
• Ndërhyrje në kalanë e Rozafës (2 milionë euro)
• Ngritja e muzeut të arteve të bukura (1 milionë euro)

Në zonën Vau i Dejës – Koman do të investohen 35 milionë euro për të nxitur turizmin ujor në liqenin e Vaut të Dejës, liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës. Rreth 18 milionë euro është vetëm investimi për rehabilitimin e rrugës së Komanit. Programi zhvillimor përfshin muzeun e energjitikës, parkun e energjisë së rinovueshme dhe 5 mole për të lehtësuar lundrimin.

OSHEE po investon rreth 4 milionë euro për të përmirësuar furnzimin me energji elektrike në
Oblikë, Mjedë, Koplik, Bërdicë, Velipojë, Rrethina (te Vinoteka), Qytet (lagjen Mark Lula)

Shpërndaje