Vllaznia ne boks shpallet kampione e Shqiperise per te 25-ten here. Nje sukses mese i merituar i ketij ekipi qe vazhdon te dhuroje emocione te medha dhe per me teper, suksesi i ketij viti merr edhe me shume permasa sepse titulli kampion eshte fituar brenda ne shtepine e rivales se saj kryesore- Tiranes, ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit.
Ekipi shkodran ka arritur te nxjerre plot 7 kampione nga 7 finaliste qe ka patur, nderkohe qe Tirana ndonese hyri ne finale me 8 boksiere, ka arritur te nxjerre vetem 3 kampione. Dhe sipas rregullores se FSHBo-se, ekip kampion do te shpallej ai qe do te kishte me shume boksiere kampione ne peshat respektive dhe si i tille ishte ekipi i Vllaznise qe do te kurorezohej me titullin e rradhes.
Ndeshjet finale kane nisur me ate te peshes 48 kg ku Rifat Bajrami i cili triumfon ndaj kundershtarit te tij Mikel Frashalliut te Studentit dhe si rrjedhoje eshte fitues dhe kampion i Shqiperise per kete peshe. E njejta situate edhe ne finalen e peshes 51 kg ku Emanuel Koço i Vllaznise fitoi ndaj Serxhio Roçit te Teutes.
Ne finalen e peshes 57 kg, boksieri i Vllaznise Ani Haxhillari ka triumfuar ndaj Mauro Canit te Tiranes duke nisur ne kete menyre serine e fitoreve ne perballjet direkte ndaj bardhebluve.
E njejta gje edhe ne peshen 75 kg ku i mirenjohuri Arjon Kajoshi ka triumfuar ndaj Renato Nasufit te Tiranes. Kaq ka mjaftuar qe ne kampin shkodran te niste festa sepse titulli kampion tashme ishte gjithnje e me afer.
Nderkohe finalja e peshes 86 kg ka vene perballe njeri- tjetrit dy boksieret e Vllaznise Bekim Vjerdhen dhe Senad Drinin. Nje finale interesante qe ne fund eshte kurorezuar me shpalljen kampion te Senad Drinit.
Pesha e parafundit, ajo 92 kg, ka vene perballe boksieret Geljan Rajku te Vllaznise dhe Aleksander Ramo te Tiranes. Rajku ka bere nje paraqitje te shkelqyer duke dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj kundershtarit dhe si rrjedhoje gjyqtaria ia ka dhene atij fitoren.
Sipari i finaleve do ulej me ndeshjen e fundit, ate te peshes +92 kg ku i mirenjohuri Nelson Hysa eshte perballur me boksierin e Tiranes Meti Hoda dhe padyshim qe ka triumfuar duke fituar titullin kampion te rradhes. Nelson Hysa njekohesisht ka marre kupen e boksierit me te mire te kampionatit.
Vllaznia ne kete menyre fiton titullin e 25-te dhe padyshim qe ky eshte nje moment qe duhet evidentuar si ekipi qe ka shkruar historine e ketij sporti./SHKODRA-SPORT.COM/
BOKSIERËT KAMPIONË TË EKIPIT TË VLLAZNISË:
48 kg Rifat Bajrami (Vllaznia)
51 kg Emanuel Koço (Vllaznia)
57 kg Ani Haxhillari (Vllaznia)
75 kg Arjon Kajoshi (Vllaznia)
86 kg Senad Drini (Vllaznia)
92 kg Geljan Rajku (Vllaznia
+92 kg Nelson Hysa (Vllaznia)