Shqipëria do të mbyllet edhe për këtë fundjavë, duke nisur nga ora 17:30 e kësaj të premteje.
Por kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë për pensionistët, të cilët do të mund të dalin për ajrosje në fundjavë por me disa kushte.
Rama: Nesër ku gjithçka do të jetë e mbyllur për të gjithë pensionistët do të mund të dalin jo për vizita, jo për domino apo ulje shumë të rrezikshme në grup por për ajrosje dhe ecje në këmbë deri në orën 11:00 paradite dhe jo më shumë se me një tjetër pensionist duke ruajtur distancën e sigurisë.