Pemë në vend të mitingjeve për zgjedhje, Rama i shkruan kryebashkiakut të Shkodrës: I dashur Bardh…

Shpërndaje

Në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, i ka dërguar një letër të 61 kryetarëve të bashkive në vend ku i bën me dije se një pjesë të parave të fushatës elektorale do t’i përdorë për të mbjellë pemë në territorin e tyre.

Letra i ka shkuar edhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ku i kërkohet bashkëpunim në përcaktimin e territorit se ku do të mbillen këto pemë.

Kjo vendimmarrje e socialistëve erdhi pas mbledhjes së kryesisë, ku ranë dakord se në vend të posterave e fletëpalosjeve, do të mbillnin pemë në njësitë vendore.

Kujtojmë se Shkodra është një prej të paktave bashki që në dy vitet e fundit administrohet nga një përfaqësues i opozitës.

Shpërndaje