Pedonalja e molos me shumë probleme/  Qytetarët : Institucionet të marrin masa për përmirësimin e kësaj situate…

Shpërndaje

Pedonalja e Molos prej kohësh po ndeshet me shumë probleme, si dëmtimi i stolave dhe i ndriçuesve të rrugës, ndotja që po i bëhet kësaj zone, si dhe tregtimi i rrobave dhe paisjeve elektroshtëpiake në një pjesë të shëtitores.

Qytetarët që shpesh dalin për të ecur, shprehen se kjo situatë nuk është normale dhe kërkojnë që të merren masa.

Pedonalja e Urës së Bunës është mjaft e frekuentuar, ku numri i qytetarëve që shëtisin përgjatë kësaj shëtitoreje është i lartë.

 Për këtë arsye, qytetarët kërkojnë që institucionet të ndërmarrin masa për përmirësimin e kësaj situate.

Shpërndaje