Krizë !
Shqipëria ka vite që është futur në një krizë të thellë nga e cila nuk del dot me Edi Ramën kryeministër. Vetëm rritje të çmimeve e taksave kemi parë me këtë qeveri. Në një moment kur ekonomia dhe vendi kanë marrë goditje njëra pas tjetrës vështirë të rikuperueshme, një krizë e re shfaqet në horizont, e nëse nga ana ekonomike Pandemia disa sektorë i la pa prekur,tani parashikohet një krizë e thellë që do të vështirësojë më tej jetën e gjithsecilit prej nesh e jo vetëm biznesit.
📈Çmimet e karburantit kanë pësuar 5 herë ndryshime drastike gjatë këtij viti duke e çuar çmimin në pothuajse 180 lekë. Çmimeve të bursës duhet t’i shtosh edhe taksat dhe kontrollet që koncensionarët dhe Edi Rama kërkojnë të shtojnë dhe kanë shtuar që prej ardhjes së tyre në pushtet. Ndër to edhe taksa e qarkullimit 240 lek për litër që rëndon xhepat e qytetarëve prej kohësh. Pra problemi me krizën nuk qëndron vetëm në nivel makro për Shqipërinë dhe nuk është problemi vetëm kriza botërore që pritet të godasë.
📈Çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet dhe kjo si pasojë e keqmenaxhimit të energjisë së prodhuar në HEC-e gjatë këtij viti,ku energjia e prodhuar është shitur dhe një vend i mbytur nga të gjitha anët me ujë po blen energjinë me çmime të katërfishuara nga vendet e rajonit.
📈Çmimi i bukës tanimë është fakt !
📈Çmimi i ujit pritet të rritet !
Shqipëria është në krizë, qytetarët shqiptarë me zor po e mbyllin muajin,bizneset po falimentojnë dhe një krizë tjetër do të jetë fatale për Shqipërinë e për më tepër për qytetin tonë Shkodrën,ku niveli i varfërisë ka arritur aty ku nuk mban më. Po na preket drejtpërdrejt jetesa, po na preken xhepat e gjithsecilit prej nesh !
Duhet të reagojmë sepse edhe bukën e ujin po e bëjnë luks !
#partiademokratikeShkodër #PD #XhevdetAmuli