Partia Demokratike javën e ardhshme nis procesin e kontestimit të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie. Pas dy fazave të para, atë të propozimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave tashmë PD është drejt momentit final për të vijuar me procesin e votimit të kandidatëve të propozuar me votë kontestuese, pra votë kundër, një process ky që ndodh për herë të parë në Shqipëri.
Në këtë mënyrë 5 degët e PD në qarkun Shkodër është përcaktuar sipas një urdhëri të sekretarit të përgjithshëm të PD Gazment Bardhi që procesi i votimit për kontestimin e kandidatëve të zhvillohet në 30 shtator nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Të gjitha Degët e Partisë duhet të marrin masa që procesi të realizohet duke garantuar kushtet e sigurisë që dikton situata e pandemisë COVID-19.
Për kandidatët e degës Shkodër, sipas urdhërit të sekretarit të përgjithshëm, ai kandidat që merr 620 vota kontestuese, pra 620 vota kundër atëherë nuk është një emër që skualifikohet për të qenë në listat qoftë kandidat për deputet por edhe për kryetar bashkie. Për degën e Shkodrës mund të votohen kundër jo më shumë se katër emra nga lista totale ndërsa katër degët e tjera të Malësisë së Madhe, Vau Dejësit, Pukës dhe Fushë Arrësit duhet të votojnë kundër vetëm një emër nga listat që do të kenë.
Ndërkohë që është vendosur data 30 shtator por Shkodrën ende nuk dihet se cilët do të jenë kandidatët e propozuar në listë për votë kontestuese. Sipas urdhërit të sekretarit Bardhi, lista me kandidatët e propozuar shpallet jo më vonë se 24 orë përpara ditës së votimit. Pra për të parë se cilët do të jenë emrat duhet të presim datën 29 shtator.
Kandidatët e propozuar janë të detyruar që të firmosin një deklaratë ku marrin përsipër përgjegjësitë që të mos përfshihen në praktika të ndaluara që dëmtojmë garën e lirë, të ndershme dhe të barabartë brenda Partisë. Shkelja e zotimeve të përfshira në të, sjell skualifikimin e menjëhershëm të kandidatit nga Listat e Kandidatëve të mundshëm.
Listat e anëtarëve që kanë të drejtën e votimit përgatiten nga Sekretariati Organizativ i Partisë, të paktën 48 orë përpara ditës së votimit. Ndërkohë të drejtën për votim e ka çdo anëtar Partie që është i regjistruar në Regjistrin Bazë të PD. Për Shkodrën fillimisht kanë qenë 149 emra të propozuar, më pas Komisioni i ngritur për verifikimin e emrave zgjodhi 56 prej tyre ndërsa në procesin e kontestimit që do jetë me 30 shtator pritet që të jenë jo më shumë se 20 emra në total.