PD çon në SPAK disa përfaqësues të levizjes Berisha…

Shpërndaje

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso e Ervin Minarolli, pasi iu bashkuan Kuvendit Kombëtar të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas selisë blu, ata akuzohen për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut, thuhet se “këta janë persona që kanë pasur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore”. PD e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Dje u mblodh Këshilli Kombëtar i PD-së. Shefi i selisë blu tha se PD nuk do kthehet në mburojë anti-amerikane për ish-kryetarin. Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve, Basha e ka cilësuar Kuvendin e mbajtur dy ditë më parë nga Sali Berisha, si organizatën e parë anti-amerikane, pas asaj të Enver Hoxhës.

“Dje u themelua organizata e parë anti-amerikane në 30 vite pas asaj të Enver Hoxhës. Rezoluta dënon lëvizjen e djeshme; afirmon 18 dhjetorin; mbështet kryetarin; kryesinë; Grupin Parlamentar. Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojne retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara. Ndërsa Jemin Gjana, ka shprehur hapur qëndrimin e tij pro rezolutës të kërkuar nga Lulzim Basha”, deklaroi kreu i PD-së.

Shpërndaje