Shqipërisë do t’i duhen dekada të tëra që të mund të arrijë standardet ekonomike të Bashkimit Europian, nëse hipotetikisht Ekonomia e BE-së ndalon rritjen dhe ekonomia e Shqipërisë vijon me ritmet e para krizës, 2-3% në vit.
Eurostat publikoi sot në GDP-ja për frymë në Shqipërisë në vitin 2019 ishte sa 31% e mesatares së BE-së, duke e renditur vendin tonë me potencialin ekonomik më të dobët në Europë.
Shifrat tregojnë se në vitin 2019, se pas Luksemburgut, Irlanda regjistroi nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në 27 vendet anëtare të BE-se me 93% mbi mesataren. Në anën tjetër vjen Shqipëri me nivelin më të ulët të PBB-së për frymë me vetëm 31% e mesatares së BE. Në shtetet anëtare vendi më i varfër është bullgaria me PBB për frymë sa 47% e mesatares së BE-së.
Ndryshe nga konsumi diferencat e PBB-së për frymë ishin më të forta ndër vendet europiane. Luksemburgu ka deri tani PBB-në më të lartë për frymë midis 37 vendeve të përfshira në këtë krahasim, më shumë se dy herë e gjysmë mbi mesataren e B-së. Kjo shpjegohet pjesërisht me faktin se një numër i madh i banorëve të huaj janë të punësuar në vend dhe kështu kontribuojnë në PBB-në e tij, ndërsa ata nuk janë të përfshirë në popullsinë rezidente.
Irlanda del e dyta në mesin e Shteteve Anëtare të BE, me 93% mbi mesataren e BE-27, e ndjekur nga Danimarka, Hollanda, Austria dhe Gjermania, secila me një GDP për frymë më shumë se 20% mbi mesataren. Ndërsa Zvicra, Norvegjia dhe Islanda kanë një nivel të PBB-së për frymë përkatësisht 58%, 47% dhe 26% mbi mesataren e BE-së.
Suedia, Belgjika, Finlanda dhe Franca janë shtetet e tjera anëtare të BE-së me një GDP për frymë mbi mesataren e BE-së, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar.
Në krahun tjetër Malta, Italia, Çekia dhe Spanja kanë një nivel të PBB-së për frymë më pak se 10% nën mesataren e BE-së.
Qipro, Sllovenia, Estonia dhe Lituania kanë një PBB për frymë midis 10% dhe 20% nën mesataren e BE-së. PBB-ja për frymë e Portugalisë, Hungarisë dhe Polonisë është më pak se 30% nën mesataren, ndërsa Sllovakia dhe Rumania kanë një PBB për frymë me 30% nën mesataren.
Letonia, Greqia, Kroacia dhe vendet kandidate Turqia dhe Mali i Zi kanë një PBB për frymë më pak se 40% nën mesataren.
Bullgaria vendoset me 47% nën mesataren e BE-27, e ndjekur nga vendet kandidate Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina (vendi i mundshëm kandidat) dhe Shqipëria. Kjo e fundit ka hendekun më të lartë prej 69 % të mesatares së PBB për frymë në BE.