Paul Pogba ka marrë një vendim drastik. Mesfushori 27-vjeçar nuk do të mbajë më veshur fanellën e kombëtares së Francës, me të cilën fitoi Botërorin Rusi 2018. Shkaku lidhet me presidentin Emmanuel Macron. Ky i fundit ka marrë një nismë për të vendosur një projekt-ligj që do të ndalojë mbajtjen e simboleve fetare.
Kjo prek kryesisht gratë myslimane, të cilat mbajnë shami dhe bëhet fjalë për ato që punojnë në sektorin privat që ofrojnë shërbime publike. Qeveria synon gjithashtu të shfuqizojë “ndikimin e konsullatave” , duke transferuar te shteti francez përgjegjësi të tilla si mësimi i arabishtes në shkolla dhe trajnimi i hoxhallarëve.
Shteti francez gjithashtu do të kërkojë të shpërndajë shoqatat jo për kryerjen e akteve të paligjshme, por për përhapjen e ideve në kundërshtim me frymën e Republikës Franceze. Polemika të mëdha kanë shpërthyer në vend, teksa pati kritika edhe nga Rexhep Tajip Erdogan, presidenti i Turqisë.
Komentet e Macron se Islami ishte burimi i terrorizmit ndërkombëtar, kanë tërbuar edhe Paul Pogba. Franca vendosi të nderojë me dekoratën “Legjioni i Nderit” mësuesin Samuel Paty. Ky i fundit pësoi një fund të tmerrshëm pasi publikoi disa imazhe tallëse ndaj profetit Muhamed.
47-vjeçari u sulmua gjatë rrugës për në shtëpi dhe përfundoi i vdekur me kokë të prerë. “Paty vdiq për shkak të përpjekjes për të shpjeguar rëndësinë e lirisë së fjalës. Uniteti dhe vendosmëria janë përgjigjet e vetme për monstruozitetin e terrorizmit islamik“, deklaroi Macron.
Këto fjalë nuk janë pritur aspak mirë nga Pogba. Futbollisti i famshëm i ka cilësuar fjalët e presidentit të Francës si fyerje ndaj tij dhe myslimanëve francezë, dhe ka zgjedhur të mos zbresë më në fushë me kmbëtaren e “Gjelave”.