Hapen aplikimet për 300 vende në shkollën bazë të policisë, për patrullë të përgjithshme.
Procesi i aplikimit është i hapur deri në datën 10 gusht dhe formularin e aplikimit shkarkohet online.
Nga data 13 korrik 2020 procesi i aplikimeve është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, 300 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë Kolegji i Policisë për Patrullë të Përgjithshme, në Akademinë e Sigurisë.
Ndërkohë, kriteret që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe të jetë nën 30 vjeç;
Të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën dhe të mos ketë shenja të dukshme (tatuazh) që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë;
Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;
Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.
Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici:
Formulari i aplikimit;
Fotokopje e kartës së identitetit;
Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;
Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
Vërtetim nga Gjykata;
Vërtetim nga Prokuroria;
Fotokopje të librezës së punës për ata që janë në marrëdhënie pune ose i kanë shkëputur marrëdhëniet e punës;
vërtetim që ndjek arsimin e lartë (për ata që vazhdojnë arsimit e lartë);
Mandat pagesa e tarifës së aplikimit;
Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi.
Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor.