Pasioni për të punuar çantat e dorës/ Gëzimi nga Shkodra ka disa vite që pasionin e ka thyer në burim jetese…

Shpërndaje

Tek ai pasioni për të punuar vetë çantat nuk lindi si vazhdimësi e një tradite familjare por erdhi nga një çast i vështirë ekonomik në jetën e tij, e megjithatë dita-ditës Gëzimi e kuptoi se ky pasion po niste të kultivohej gjithnjë e më shumë tek ai.

Që nga ajo kohë, janë bërë 6 vite që ai i punon me shumë dëshirë e përkushtim këto çanta.Me këtë pasion Gëzimi mbushte kohën e tij të lirë por tashmë tek ai nuk ka më kohë boshe ndërsa ai e kujton mirë momentin kur punoi çantën e tij të parë.Ai e pranon vështirësinë që ka sa i për të gjetur bazën e nevojshme për çantat që punon por thotë se deri tani ia ka dalë më së miri.

Gëzimi ka tre fëmijë dhe nuk e fsheh dëshirën që ta trashëgojë pasionin e tij edhe tek ata.Gëzimi ka besimin e plotë se pasioni i tij, i shndërruar në mundësi jetese, nuk do ta lërë asnjëherë në baltë dhe do ta vazhdojë këtë kënaqësi që i fal puna me to.

Shpërndaje