Edhe pse moti këtë fundjave do të jetë i qëndrueshëm, për shkak të masave kundër koronavirusit nuk mund ta shijojmë si duhet të dielën.
Dita e nesërme do të jete me kthjellime dhe vranësira në orët e para të ditës. Por, sipas Meteoalb në mesditë dhe pasdite do të shtohen vranësirat duke sjellë reshje në zonat malore. Ndërsa gjatë mbrëmjes pritet që të rikthehet moti i qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 4°C deri në 25°C.
Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar dallgëzimi 2 ballë.