Pasaportat, qytetarët mund të këmbejnë kuponin e vjetër…

Shpërndaje

Të gjithë shtetasit që kanë kuponin e vjetër të papërdorur të koncensionarit “Aleat” për dokumentet e identifikimit, mund ta këmbejnë atë me një kupon të ri të kompanisë shtetërore “IdentiTek” pranë zyrave të Postës.

Kështu deklaroi se ministri i Brendshëm, Taulant Balla, teksa vetë iu nënshtrua rinovimin të dokumenteve biometrik.

Që nga kjo e enjte, në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track) për rinovimin e dokumenteve të identifikimit.

Më 14 Shkurt, qeveria i hapi rrugë krijimit të kompanisë shtetërore për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit, duke i dhënë fund bashkëpunimit 15-vjeçar me koncensionarin “Aleat”.

Shpërndaje