Pas urdhrit të Gjykatës së Romës, po kthehen në Itali 12 emigrantët e parë që u akomoduan më parë në kampin e Gjadrit në Shëngjin.
Vendosja e emigrantëve brenda qendrës italiane në Gjadër në Shqipëri, u vlerësua e paligjshme nga Gjykata e Romës.Sipas vendimit të gjykatës dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Ky vendim megjithatë nuk shfuqizon kampet sepse ata janë ndërtuar për refugjatët që shkojnë atje nga vendet e cilësuar të sigurta.