Pas takimit në Stamboll, Rusia zotohet se do të ulë ndjeshëm aktivitetet ushtarake në Kiev dhe në Chernihiv…29 Mars, 2022Aktualitet, Bota, Lajm i fundit Shpërndaje Ka përfunduar takimi i delegacioneve negociatore të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).Mbledhja që u mbajt në zyrën presidenciale Dolmabahçe në Stamboll ka përfunduar pas takimit të krerëve të delegacioneve, si dhe pas takimit mes delegacioneve.Pritet që pala ukrainase të informoj mediait lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më herët në hapjen e takimit theksoi se si një vend që ka dëshmuar shumë dhimbje në rajonin e tij, kanë punuar dhe janë përpjekur që një pamje e ngjashme të mos ndodhë në veri të Deti të Zi.“Kemi shfaqur një qasje të drejtë që mbron të drejtën, ligjin, ndjeshmërinë e të dyja palëve (Rusi-Ukrainë) në të gjitha platformat ndërkombëtare”, tha Erdoğan.“Keni marrë përsipër një përgjegjësi historike si anëtarë të delegacioneve. Gjithë bota pret lajmet e mira që do të vijnë nga ju. Me udhëzimet e liderëve jeni duke hedhur themelin e paqes. Jemi të gatshëm për çdo lloj kontributi që do të lehtësojë punën tuaj”, shtoi ai. Shpërndaje Të Ngjashme Të paktën 120 palestinezë të tjerë vriten në Gaza, numri i përgjithshëm shkon në 44.176… 23 Nëntor, 2024 Rritet në 43.922 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza… 18 Nëntor, 2024 Ushtria izraelite vräu mbi 500 palestinezë në 14 ditët e fundit në Gaza… 12 Nëntor, 2024
Të paktën 120 palestinezë të tjerë vriten në Gaza, numri i përgjithshëm shkon në 44.176… 23 Nëntor, 2024