Gjykata pezulloi sot ekzekutimin e dënimit me burg të 26-vjeçares që u arrestua 8 ditë pas lindjes.
Diana u arrestua pasi i ishte vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.
Diana Bahçja ka treguar sot para Gjykatës se ?nuk ka qenë në dijeni të gjobës?.
?Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza?, tha thënë ajo në gjyq.
Avokati i nënës lehonë deklaroi e do të gjejë lekët për paguar gjobën prej 250 mijë lekësh.
Ndërkohë bashkëshorti i Dianës disa ditë më parë ka bërë thirrje për lirimin e saj për shkak se nuk mund të kujdeset ai për djalin, i cili u shkëput nga nëna teksa ishte vetëm 8 ditësh.