Pas publimit ne media/ Përplasi 22 vjeçarin që po ngiste biçikletën, vihet në pranga i afërm i Prefektit te Shkodres

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se afër vendit të quajtur rrethorrotullimi i TEG, një makinë ka përplasur për vdekje një 22 vjeçar.

Dosja.al mëson se aksidenti është shkaktuar nga 20-vjeçari me iniciale E.H. i cili është njëherazi dhe i afërm i zëvendësministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.I riu Urim Poti ka humbur jeten, i cili ishte duke drejtuar biçikletën.

Pas publikimeve në media, Policia ka bërë me dije se ka arrestuar 20 vjeçarin, i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H. 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi TEG-Farkë, ka aksidentuar biçiklistin U. P., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë” shkruan Policia

Shpërndaje