Pas debatit në rrjet për punësimin e saj dhe të moderatores Bieta Sulo në UKT ku merrnin paga të majme, gazetarja Mira Kazhani ka dhënë dorëheqjen.
Burime nga UKT Tiranë për redaksinë e “newsbomb.al” kanë bërë me dije se ka qenë vetë gazetarja Mira Kazhani që ka kërkuar dorëheqjen nga posti që mbante pranë kësaj kompanie.
Vendimi i gazetares ka ardhur pas debatit në rrjetet sociale për punësimin e saj dhe të Bieta Sulos në UKT.
Ndërkohë, vetë kryebashkiaku Erion Veliaj pasditen e sotme ka sqaruar rastin, ku shprehej se zonjat kanë qenë të punësuara për një kohë të shkurtër në UKT dhe brenda profilit të tyre si eksperte të jashtme për strategjinë e komunikimit.
Ndërkaq vetë gazetarja Mira Kazhani reagoi me një shkrim të gjatë ku pohonte faktin se punonte si këshilltare, ndërkohë që shtonte se nëse ‘rroga e saj e dytë, erdhi uji, iku uji, është problemi më i madh i vendit ajo mund të heq dorë nëse kjo ju rregullon jetën.
“Por do gjej një tjetër, dy, tre, sepse të punoj është e vetmja mënyrë që njoh!”- shkruan Mira.
Mira Kazhani dhe Bieta Sulos ishin punesuar pranë UKT-së, njëra si këshilltare ekonomike me një pagë 83000 mijë lekë dhe moderatorja Bieta Sulo si specialiste me një pagë 55000 mijë lekë, lajm ky që bëri bujë në mediat sociale.