Partizani del nga kriza duke mundur Vllazninë, e mbyll vitin me fitore…

Shpërndaje

Partizani më në fund ka se pse të festojë në këto ditë të mbylljes së vitit 2019. Pas disa javëve të errëta të të kuqve, vjen edhe fitorja që ndal krizën dhe që i jep pak qetësi ekipit i cili sheh përsëri veten në distancë të afërt me kreun.

Në një ndeshje pa shumë ngjyrë ndaj Vllaznisë, sidomos në pjesën e parë, të kuqtë kanë bërë diferencën vetëm me golin e Bitrit, i cili ka zgjidhur një ndeshje që mund të komplikohej për kryeqytetasit. Kjo për shkak se Vllaznia po rrezikonte seriozisht portën e Hoxhës në ato minuta dhe rrjeta ndryshoi fatin e sfidës plotësisht.

Të kuqtë vuajtën deri në fund por arritën të merrnin tri pikë përballë Vllaznisë e cila konfirmoi e pa afrimin e një sulmuesi të mirëfilltë që  njeh golin, do të vazhdojë të ketë probleme edhe në pjesën e dytë të sezonit në vitin 2020.

Shpërndaje