Partia Socialiste dega Shkodër, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka hedhur akuza ndaj koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
Në postimin e PS Shkodër thuhet se në prezantimin e kandidatit kundërshtar Bardh Spahia mungoi presidenti Meta. Sipas PS Shkodër, Meta është jo vetëm personi që krijoi koalicionin “Shtëpia e Lirisë” por edhe personi që i dha mundësinë Spahisë të garonte.
“Pa Ilir Metën, Bardh Spahia nuk do të ishte kandidat, prandaj Bardhi është sot mbi të gjitha kandidati i Ilirit. Pa Ilir Metën Shtëpia e Lirisë nuk do të ekzistonte, prandaj kandidatët e Shtëpisë së Lirisë janë kandidatët e Ilir Metës.” – shkruan PS Shkodër.
POSTIMI I PLOTË:
Ditët e fundit u prezantua në Shkodër kandidati për Kryetar Bashkie, Bardh Spahia. Por në kandidimin e tij mungoi Ilir Meta, që është jo vetëm personi që krijoi koalicionin Shtëpia e Lirisë, por edhe personi që i dha mundësi Bardh Spahisë të garonte. Pa Ilir Metën, Bardh Spahia nuk do të ishte kandidat, prandaj Bardhi është sot mbi të gjitha kandidati i Ilirit. Pa Ilir Metën Shtëpia e Lirisë nuk do të egzistonte, prandaj kandidatët e Shtëpisë së Lirisë janë kandidatët e Ilir Metës.
Ndaj me 6 Mars Shkodra do të votojë Majlinda Angonin, jo Bardh Spahinë, kandidatin e Ilir Metës.