Parku Rekreativ/ Benet Beci publikon projektin…

Shpërndaje

HYRJA E SHKODRES, PARKU REKREATIV

Ky park, i cili gjendet mes Bunës dhe rrugës kryesore hyrëse për në Shkodër ka një karakter të fortë argëtues për përdorim nga qytetarët dhe kombinon zonat e gjelbra me zonat e pushimit, këndet e lojrave për fëmije, zonat sportive dhe të piknikut.

Kopshtet e pazarit të vjetër janë një ndërhyrje në peisazh që shenjon vendndodhjen e Pazarit të vjetër të Shkodrës duke ofruar një interpretim të rëndësisë historike të tij, o vetëm për Shqipërine, por për të gjithë Ballkanin.

Kopshtet përbëhen nga 30 dhoma që ngjasojnë me 30 rrugicat e pazarit që ishin të ndara sipas zejeve. Gjeometria e këtyre kopshteve është e frymëzuar nga një motiv i veshjeve tradicionale, që është i ekspozuar në Muzeun Historik të Shkodrës.

Këndet e lojrave për fëmijë janë të përbëra nga pesë ishuj lojrash dhe kanë programe argëtuese për fëmijët e moshave të ndryshme.
Zona e lojrave të tavolinës është e dedikuar për lojrat e shahut, ping pongut e lojrave të tjera të tavolinës për të gjithë moshat.

Një vëmendje e vecantë në të gjithë këtë projekt i është kushtuar gjelbërimit, pemët ekzistuese në përgjithësi do të ruhen dhe parku do te pasurohet me bimësi të re që nga pemët e larta, shkurret dhe bimët e ulta. Ky park me një sipërfaqe prej 18 hektarë, me gjelbërimin e dendur e me hapësirat për shëtitje, vrapim , bicikletë dhe sport, do të jetë një mushkëri e re për qytetin.

#shkodrapozitive #shkodraepara

Shpërndaje