Parking falas në sheshin ‘Skëndërbej’ për besimtarët ditën e faljes së Bajramit të Madh…

Shpërndaje

Në pritje të festës së Bajramit të Madh më 10 prill, Bashkia e Tiranës, njoftoi se për faljen e besimtarëve, parkingu në sheshin “Skënderbej” do të jetë në dispozicion falas.

Besimtarët myslimanë janë duke agjëruar prej 11 marsit, një formë sakrifice që arrin ekuilibrin e shpirti, shton forcën e durimit dhe e sjell  njeriun më afër Zotit.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Shpërndaje