Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat…

Shpërndaje

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intenistet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 28 °C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 14 deri  30°C                                                                                                                                                                 

në zonat bregdetare 15 deri 29 °C

Shpërndaje