Parashikimi i motit, e diele 8 mars 2020…

Shpërndaje

Pjesa e parë e ditës së fundit të javës do të mbyllet me shi. Sipas MeteoAlb, vendi ynë deri në mesditën e sotme do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, ku në zonat malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore.

Por orët në vijim do të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në territor.

Temperaturat e ajrit të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë.

Shpërndaje