Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të ditës. Por në orët e pasdites parashikohet të kemi shfaqje të vranësirave të lehta në territor, kryesisht më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -7°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 12°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzimin 3 ballë.