Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por duke filluar nga mesdita, vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin tonë, duke sjellë reshje shiu në zonat veriore dhe qëndrore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 0 gradë Celsius, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 16°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.