Ministria e Shëndetësisë në Tiranë paralajmëroi qytetarët sot se rihapja dhe lehtësimi i masave kufizime nuk duhet marrë i sigurt por do të varet nga sjellja e tyre në ditët në vijim.
Në një mesazh në Fb, ministria bëri të ditur se: “Gjatë rihapjes graduale duhet të vijoni të parandaloni përhapjen e COVID-19.
Pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe i lehtësimit të masave do të varet nga ju.
Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijohet me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Eshtë e rëndësishme të zbatoni rregullat më poshtë në çdo kohë”.