Panik ne “Loro Boriçi”. Mesfushori i Bylisit Andi Hadroj pas nje perplasje me Herald Markun, ka kaluar nje gjendje te veshtire teksa i ka hyre gjuha ne fyt dhe kjo ka shkaktuar nje panik te madh tek futbollistet ballshiote.
Dikush kerkonte ambulancen, te tjere mjeket e Vllaznise dhe ne fakt keta te fundit, Çoba e Haxhaja kane nderhyre menjehere duke normalizuar çdo gje dhe Hadroj e ka marre veten.
Megjithate, ai nuk e ka vazhduar me lojen dhe per rrjedhoje eshte larguar me barrele nga fusha e lojes duke iu drejtuar dhomave te zhveshjes.
Megjithate presidenti Kapllani ka kerkuar qe kerkuar qe lojtari per siguri te dergohej ne ambjentet e spitalit te Shkodres dhe keshtu ka ndodhur. Megjithate e rendesishme eshte qe gjendja e lojtarit eshte e mire.
Sa i takon rezultatit, aktualisht po luhet minuta 30-te dhe rezultati eshte i barabarte 1-1. Ne fillim kane shenuar ballshiote me 11-metersh me ane te Mellugjes ne minuten e 13-te ndersa ka barazuar Gurishta ne minuten e 23-te./shkodrasport/