Një sasi këndë plasëse ka shpërthyer një natë më parë në Sauk në vendin e njohur si rreth rrotullimi. Ndërkaq akoma nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje dhe kush mund të jetë shënjestra e vendosjes së lëndës eksplozive.
Hetuesit mësohet se kanë përjashtuar pistën e një sulmi të mundshëm ndaj bizneseve në afërsi dhe dyshohet se lënda plasëse është hedhur nga lartë mbikalimit dhe nuk ka asnjë pamje kamerash sigurie ta ketë filmuar.
Një tjetër pistë dyshimi është se poseduesit mund të kenë hasur në patrulla policie rrugës, çfarë mund të ketë çuar në hedhjen e sasisë nga frika. Ndërkohë që në dëshminë e tyre dy drejtuesit që u janë dëmtuar mjetet, kanë thënë se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk kanë asnjë ide se kush mund të jetë autori.
Grupi hetimor është në pritje të rezultateve të ekspertizës për të përcaktuar sasinë dhe llojin e lëndës plasëse. Dyshohet se autori apo autorët janë larguar me një automjet. Po punohet për zbardhjen e kamerave të sigurisë në distancë më të largët për të identifikuar autorët.
Gjatë muajve të pandemisë kryesisht në 10 muajt e parë të vitit 2021 janë regjistruar në total 25 raste të vendosjes së eksplozivëve në automjete dhe banesa. Sipas të dhënave nga autoritetet muaji më i lartë me numrin më të madh të shpërthimeve e ka muaji 5 të tilla dhe me asnjë rast muaji korrik.
Ndërkaq krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë dy raste më shumë, ku u shënuan 23 raste eksplozivësh, ku rekordi është shënuar në janar të 2020 me 7 raste shpërthimesh të lëndëve plasëse, ndërsa muajt mars, prill dhe shtator 2020 nuk regjistruan asnjë rast. /abcnews.al