Panairi i Librit hap dyert të mërkurën, ankohen botuesit

Shpërndaje

Konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e vitit, Panairi i 22 i Librit “Tirana 2019” çel siparin e aktiviteteve prej 13 nëntorit, me ceremoninë e hapjes së këtij edicioni. Edhe këtë vit botuesit rikthyejnë problematikat nga mungesa e fondeve deri tek indiferenca e institucioneve shtetërore.

Prej datës 13 nëntor deri në 17 nëntor në Tiranë do të hapë dyert Panairi i Librit.

Edhe këtë vit botuesit rikthejnë problematikat nga mungesa e fondeve e deri tek indiferenca e institucioneve shtetërore.

Petrit Ymeri: Ne këtë kohë kemi kërkuar uljen e taksës së honorareve, kemi kërkuar përmirësimin e ligjit të librit. Por ajo që çalon më shumë është furnizimi i bibliotekave publike.

Shtëpitë botuese tërheqin vëmendjen për rënien e shitjes së librave çka i ka vënë dhe përballë vështirësive ekonomike.

Petrit Ymeri: Situata ekonomike në shtëpitë botuese është e vështirë. Shitjet kanë rënë shumë, investimet publike janë në minimum.

Këtë vit nuk do të ketë prezencë të shtëpive botuese të huaja por do të jenë të pranishëm vetëm autorët shqiptarë dhe të trevave.

Petrit Ymeri: Autorët shkojnë aty ku është tregu i madh, aty ku shesin miliona kopje.

Letërsia thriller do të jetë një risi për këtë vit. Adhuruesit e librit do të kenë mundësi të përzgjedhin mes 800 titujve të rinj, të cilët do të ekspozohen nga 100 shtëpi botuese.

Shpërndaje