Pamje të rënda/ Përplasje fizike dhe të shtëna arme, momenti kur vritet në market 27-vjeçari Jurgen Duka

Shpërndaje

“BalkanWeb” ka siguruar videon ekskluzive të konfliktit me armë zjarri në Tiranë, ku ndërroi jetë 27-vjeçari Jurgen Duka.

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit, në një market në rrugën “Irfan Tomoni”. Siç shihet nga pamjet e publikuara, Jurgen Duka, së bashku me mikun e tij O. D., ndodhen në kasën e marketit. Më pas, shihet se si Jurgeni, ka nisur një konflikt verbal para banakut të shitësit ku po bën pagesën, me një tjetër blerës. Në debat përfshihet edhe shoku i viktimës.

Më pas, për të shuar konfliktin ndërhyjnë edhe persona të tjerë, të cilët nuk dihen nëse janë blerës të çastit apo shokë me viktimën ose autorin. Shpejt, konflikti verbal përshkallëzohet në përplasje fizike, ku autori, gjatë një momenti nxjerr armën dhe qëllon ndaj 27-vjeçarit.

Klientët largohen të alarmuar, ndërsa viktima, bie menjëherë në tokë pa ndjenja. Në godinë, mbetet vetëm viktima dhe shitësi. Vlen të theksohet se policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në pyetje janë marrë edhe miqtë e viktimës, për të mësuar kështu, arsyen se saktë se përse ndodhi konflikti.

Shpërndaje